Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, është lidhur me një lëvizje te Tottenhami gjatë janarit për t'u ribashkuar me trajnerin Antonio Conte. Mirëpo holandezi e mohoi çdo kontakt me ish-trajnerin e Interit.
Mbrojtësi holandez ka bërë të ditur se nuk është kontaktuar nga trajneri italian.
“Nuk di asgjë, i mohoj këto thashetheme. Conte nuk më kontaktoi për këtë. Jam i fokusuar te kombëtarja, tani ky është prioriteti im, pastaj do të mendoj për Interin, por sigurisht jo për Tottenhamin”, deklaroi De Vrij.
Mbrojtësi 29-vjeçar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.