Sport

Ramos rikthehet në stërvitje

Sergio Ramos është rikthyer në stërvitje me klubin e Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi spanjoll që nuk ka bërë ende debutimin shkaku i një lëndimi të pësuar i është bashkuar ekipit në stërvitje. Mediat franceze kanë raportuar të martën se Ramos ka stërvitur së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.

35-vjeçari nuk ka luajtur që gjashtë muaj, derisa paraqitja e fundit ishte me fanellën e Real Madridi më 5 maj në gjysmëfinalen e Champions League ndaj Chelseat.

Por lojtari thuhet se do të jetë i gatshëm pas ndeshjeve të përfaqësueseve për të bërë debutimin e shumëpritur me parisienët.