Sport

Conte e do Brozoviqin te Tottenhami

Antino Conte po synon ta përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Trajneri i Tottenhamit thuhet se do të tentojë të sjellë në Premier League mesfushorin e Interit, Marcelo Brozoviq.

Kroati është në vitin e fundit të kontratës me zikaltërit dhe nuk e ka vazhduar ende atë.

Conte që sezonin e shkuar ka punuar me Brozoviqin dhe e sheh si përforcim të duhur për mesfushën.

28-vjeçari shihet si përforcim ideal për mesfushën e londinezëve.