Trajneri Antonio Conte ka folur si trajner i Tottenhamit pasi është prezantuar te skuadra angleze.
Trajneri italian është shprehur i lumtur që do të jetë në krye të ekipit anglez.
“Jam shumë i lumtur që u riktheva si trajner dhe për të bërë në një klub që ka ambicie të jetë protagonist sërish. Mezi pres të nisi punën me skuadrën në stadiumin tonë së bashku me tifozët tanë”, deklaroi Conte.
Trajneri italian ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera.