Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi pritet të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të janarit. Mirëpo, Lazio nuk do ta shesë Muriqin, por vetëm do ta huazojë. Kështu, ka shkruar “Corriere dello Sport” të martën.
Thuhet se te Lazio nuk janë të gatshëm ta shesin Muriqin gjatë janarit për shkak se vlera e kartonit të tij nuk shkon mbi dhjetë milionë euro. E Lazio për ta transferuar Muriqin në verën e vitit të shkuar i kishte paguar Fenerbaçes hiq më pak se 20 milionë euro dëmshpërblim.
Fenerbahçe po insiston ka kthejë Muriqin pas një viti e gjysmë pasi kosovari nuk ka bindur drejtuesit e Lazios me paraqitjet e tij. Ai këtë sezon ka luajtur në nëntë ndeshje për Lazion në të gjitha garat ku ka bërë një asistim. 27-vjeçari ka kontratë me ekipin nga Serie A deri në verën e vitit 2025.