Sport

Conte ka marrëveshje me ekipin nga Londra

Foto: Reuters

Antonio Conte do të kthehet për të punuar në Premier League. Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Conte tashmë ka arritur marrëveshje me Tottenhamin dhe është çështje kohe para se të zyrtarizohet angazhimi i tij te klubi nga Londra.

Conte është i papunë prej sezonit të shkuar dhe te Tottenhami, do ta zëvendësojë Nuno Espirito Santon tashmë të shkarkuar. Trajneri italian sezonin e fundit e fitoi titullin e kampionit në Serie A me Interin përpara se të largohet. Ai gjithashtu ka fituar titull kampioni edhe në Premier League, me skuadrën e Chelseat.