Sport

Peja mbetet lidere përkundër humbjes nga Bashkimi

KB Peja ka mbetur në krye të Superligës së Kosovës, përkundër humbjes që e pësoi nga Bashkimi në xhiron e tetë.

Në duelin e luajtur të enjten mbrëma në Rahovec, ku bashkimi ishte vendas, skuadra e Pejës u mposht me rezultatin e ngushtë 85:83.

Për Pejën, që ka 14 pikë dhe është lidere, kjo ishte humbja e dytë këtë sezon derisa Bashkimi regjistroi fitoren e pestë dhe u ngrit në kuotën e 13 pikëve.

Anton Kazarnovski me 25 pikë të shënuara, ishte më efikasi te Bashkimi ndërsa me lojë të mirë u veçuan edhe amerikanët Julien Lewis e Avi Tooner që realizuan nga 16 pikë secili.

Te Peja që në këtë ndeshje i mungoi Dardan Berisha, më i dalluari ishte Arijan Qallaku me 21 pikë, i përcjellë nga Henrik Shirko që pati 16 pikë.