Sport

Edhe Arsenali në garë për Zakarian

Numri i lojtarëve që në verën e vitit 2022 u skadon kontrata, është shumë i madh.

Në mesin e tyre është edhe mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Denis Zakaria.

Për 24-vjeçarin, më herët kanë shfaqur interesim, Roma dhe Juventusi.

Por, sipas “Bildit”, në garë për Zakarian ka hyrë edhe Arsenali.

Reprezentuesi i Zvicrës, është i lirë të negocio në janar me klubet e interesuara dhe mund të firmos para-kontratë. Klubi që arrin marrëveshje me lojtarin, nuk do të ketë nevojë që të paguajë dëmshpërblim.