Roma ka shënuar dy gola në fazën e fundit të ndeshjes dhe e ka mposhtur në udhëtim Cagliarin me rezultatin 2:1.
Të udhëhequrit e Jose Mourinhos fituan të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 10-të në elitën e futbollit italian.
Cagliari kaloi fillimisht në epërsi në minutën e 52-të me golin e realizuar nga sulmuesi Leonardo Pavoletti.
Por, golat nga mbrojtësi Roger Ibanez dhe Lorenzo Pellegrini përmbysën rezultatin dhe ia dhuruan romakëve pikët e plota nga ky duel.
Ibanez shënoi në minutën e 71-të, kurse Pellegrini realizoi shtatë minuta më vonë.
Pas 10-të xhirove, Roma ka 19 pikë në pozitën e katërt, kurse Cagliari mbetet në fundin e tabelës me gjashtë pikë.