Sport

Paralajmërohen klubet serbe në territorin e Kosovës, synohet integrimi i tyre

 

Ashtu siç është paralajmëruar të hënën nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, të martën Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka diskutuar lidhur me aktivitetet e federatave sportive të Serbisë në territorin e Kosovës.

Aktivitetet e federatave të sportit të Serbisë në Kosovë janë të shumta dhe në baza të rregullta, përmes klubeve që funksionojnë në Kosovë e që përbëhen e drejtohen nga serbët.