Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Kosovës e Armenisë

Futbollistet e Kosovës nuk kanë shënuar gol gjatë pjesës së parë ndaj Armenisë, ndeshje kjo që pas 45 minutave është mbyllur me portat e paprekura.

Kjo ndeshje që po zhvillohet në Armeni, i takon kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2023.

Për Kosovën, kjo është ndeshja e dytë që e luan këtë muaj në kuadër të Grupit F kualifikues, pasi javën e kaluar pësoi humbje të thellë nga Belgjika me rezultatin 7:0.