Sport

Liverpooli me shumë mungesa

Skuadra e Liverpoolit është duke u përballur me lëndime të shumta. Në ndeshjen e fundit listës së gjatë të lëndimeve iu bashkuan edhe James Millner dhe Naby Keita.

Të dy lojtarët lëshuan fushën para kohe ndaj Manchester Unitedit shkaku i lëndimeve të pësuara.

Stafi mjekësor i klubit anglez ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda dhe pritet të mungojnë të paktën në dy ndeshjet e ardhshme.

Te Liverpooli për shkak të lëndimit mungojnë edhe Fabinho, Thiago Alcantara dhe Harvey Elliott