Sport

Barcelona tenton ta bindë Dembelen

Barcelona është duke tentuar ta bindë Ousmane Dembelen që ta vazhdojë kontratën.

Sulmuesi francez tash e disa kohë ka nisur bisedimet me klubin, por nuk ka gjetur marrëveshjen.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se Dembele po ngurron të mbetet pjesë e Barçës.

24-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me klubin spanjoll.

Gjatë verës ai mund të largohet si futbollist i lirë.

Për francezin interesim kanë shprehur Liverpooli dhe Paris Saint-Germaini.