Sport

E ardhmja e Solskjaerit e pasigurt te Unitedi

E ardhmja e Ole Gunnar Solskjaer te Manchester Unitedi vazhdon të mbetet në dyshim.

Humbja e thellë nga rivali i përbetuar Liverpooli ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë shkarkimin e trajnerit norvegjez.

Mediat angleze kanë raportuar se përkundër që Solskjaer ka pasur besimin e bordit, humbja e fundit ka zbehur raportet ndërmjet tyre.

Drejtuesit e klubit anglez pritet të vendosin shumë shpejt për të ardhmen e trajnerit. Solskjaer do të jetë në krye të skuadrës edhe në ndeshjen e radhës në Premier League ndaj Tottenhamit.