Bayern Munichu është i gatshëm ta shesë sulmuesin e krahut, francezin Kingsley Coman kanë raportuar mediumet e huaja të martën.
Bëhet e ditur se Bayerni do t’i dëgjojë të gjitha ofertat për Comanin që vijnë në fund të këtij sezoni.
Kërkesat e larta të 25-vjeçarin për të rinovuar kontratën që i skadon në verën e vitit 2023, kanë bërë që Bayerni të marrë vendim për shitjen e tij.
Coman po kërkon pagë vjetore prej 16 milionë eurosh për të mbetur te bavarezët, kërkesë të cilën krerët e klubit nuk e kanë ndërmend t’ia plotësojnë. Kështu që, Bayerni për ta lënë të lirë Comanin po kërkon të paktën 40 milionë euro.
Ai këtë edicion ka një gol në shtatë paraqitje kurse pjesë e Bayernit është prej vitit 2015 kur iu bashka nga Juventusi për 20 milionë euro.