Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka dënuar vendimin e Serbisë për të mos lejuar boksierët e Kosovës që të marrin pjesë në Botërorin e boksit amator.
Çeku në një konferencë për media ka thënë se ky veprim shkelë të gjitha kartat ndërkombëtare sportive dhe ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugët ligjore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u ka bërë thirrje Federatës Botërore të Boksit (AIBA) dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KOK) që të dënojnë organizatorin, që është Serbia. E po ashtu u ka bërë thirrje ambasadave të huaja dhe Bashkimit Evropian që të reagojnë.
“Në emër të Qeverisë së Kosovës e dënojmë rëndë veprimin për ndalimin e pjesëmarrjes së boksierëve në Botëror. Konsiderojmë se ky veprim i organizatorit, është vendim i marrë nga direktivat të qeverisë serbe. Jam këtu sot para jush bashkë me përfaqësuesen tonë. Par dy ditëve MKRS-ja së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme, kemi drejtuar kërkesë zyrtare në MKRS të Serbisë për të tërhequr prapa iniciativën e tyre për bllokimin e delegacionit kosovar për të hyrë në Serbi. Ftesën për pjesëmarrje e kemi parë nga Federata Botërore e Boksit e jo nga shteti i Serbisë. Kemi kërkuar reagim edhe nga ambasadat e shteteve në Kosovë që me autoritetin e tyre të ndërhyjnë”, ka thënë Çeku.
Boksierët kosovarë kishin tentuar tri herë të hynin në Serbi por nuk u lejuan. Nga Federata e Boksit të Serbisë është thënë se boksierët kosovarë nuk janë paraqitur fare për Botëror.
“Për MKRS-në është e patolerueshme mospjesëmarrja e ekipit në Botëror, e kjo krejt për shkak të qëndrimeve politike serbe kundër Kosovës. Kemi kërkuar reagim edhe nga BE-ja, që në të kaluarën është treguar shumë e kujdesshme për të reaguar, por për çudi nga BE-ja deri tash nuk kemi as edhe një reagim, për rast të pastër të shkeljes bazike të drejtave të boksierëve tanë. U bëjmë thirrje federatës ndërkombëtare të boksit dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të reaguar e marrë masa ndaj organizatorit. Nëse nuk merren masat e duhura, obligohemi të trajtojmë e ndjekim rrugët ligjore kundër penalizimit të sportistëve tanë”, ka thënë Çeku.