Hellas Verona e ka mposhtur Lazion me rezultatin 4:1, në kuadër të xhiros së nëntë të Series A.
Katër gola për fitoren e Veronës i realizoi Giovanni Simeone (30’, 36’, 62, 90+2), i cili është djali i trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeones. Golin e vetëm për Lazion e shënoi Ciro Immobile (46’).
Te Lazio titullar ishte Elseid Hysaj i cili luajti deri në minutën e 57-të.
Ndërkaq, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, edhe në këtë ndeshje qëndroi në bankën e rezervistëve. Kjo ishte ndeshja e tretë rresht që ai nuk inkuadrohet fare në lojë.
Në bankë ishte edhe portieri Thomas Strakosha.
Lazio renditet në vendin e tetë me 14 pikë, derisa Verona është në vendin e 11-të me po aq pikë.