1 perditesime
15:47

Ramadani thotë se kartoni i kuq ka ndikuar në humbjen nga Ballkani

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka deklaruar pas humbjes nga Ballkanit, se ndër faktorët kryesor ka qenë kartoni i kuq i Mankendës.

“Shumë faktor kanë ndikuar në këtë humbje. Nuk duhet ti përmendim të gjithë, por ndoshta ndër faktorët kryesor është që mbetëm me një lojtar më pak. Ne kishim posedim aq sa mundëm edhe pse kishim një lojtarë më pak. Patëm një rast me Endritin që nuk e shfrytëzuam. Mendoj që goli i parë ishte vendimtar për këtë ndeshje”, tha Ramadani.

Ai foli edhe për Gauthier Mankendën, për të cilin thotë se mund të ketë probleme psikologjike.

“E pash një nervozizëm te Mankenda, doja ta qetësoja. A është me meritë kartoni apo jo nuk e di, atë e di gjyqtari. Doja ta qetësoja që të mos vije të kartoni i dytë, kjo i ndodhë që dy herë. Ndoshta është problem psikologjik tek ai. Mund të ndodhë njëherë, por jo dy herë. Dy kartonët e verdhë ndodhën 60-70 metra larg portës. Nuk e kemi pritur që të ndodhë një gjë e tillë. Jam marr me Mankendën, ia kam thënë edhe para ndeshjes”, u shpreh Ramadani.

Në fund, ai theksoi se secili duhet t’i marr përgjegjësitë që i takojnë.

“Është e vështirë. Mbrojtja ta fiton titullin, kurse sulmi ta fiton ndeshjen. Nuk kemi shënuar shumë gola, por kemi pranuar shumë. Kemi humbur shumë ndeshje që nuk na takon neve. Secili duhet t’i marr përgjegjësitë”, përfundoi Ramadani.

Me 13 pikë, Prishtina zë pozitën e pestë.

15:45

Bekim Isufi: E merituam fitoren ndaj Prishtinës

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është shprehur i lumtur me fitoren e arritur në derbin ndaj Prishtinës 2:0.

Trajneri nga Suhareka thotë se skuadra e tij e meritoi fitoren në këtë takim.

“Në tersi jam i kënaqur me mënyrën dhe interpretimin e lojës. Mendoj që prej minutës të parë në këtë ndeshje kemi hyr me një qasje më ndryshe. Kemi bërë presion të lart në këtë përballje. E kemi kontrolluar ndeshjen dhe kemi shfrytëzuar hapësirat. Mendoj se kemi fituar me plotë meritë këtë ndeshje kundër një Prishtine e cila ka pasur rritje të formës në ndeshjet e fundit. Me bërë disa barazime por ndaj kundërshtarëve të cilët janë kandidat për titull të kampionit. Secila ekip ka bërë gabime dhe ka lëshuar pikë kështu që shpresoj se do të vazhdojmë me fitore. Nuk kemi humbur ende dhe kjo na krijon një siguri”, deklaroi Isufi.