Sport

Prishtina mbetet me dhjetë lojtarë në fushë, përjashtohet Mankenda

Ballkani dhe Prishtina po përballën në ndeshjen derbi të javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Rezultati është 0:0, kur po zhvillohet minuta e 39-të.

Por, nga minuta e 30-të, Prishtina ka mbetur me dhjetë lojtarë në fushë, pasi është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve, Gauthier Mankenda.

Mankenda ndërhyri në Solomonin dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, kurse më herët ishte ndëshkuar me kartonë të verdhë pas ndërhyrjes në Astrit Thaqin.