Skuadra e Chelseat është duke përgatitur ofertën për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin Antonio Rudiger.
Kontrata aktuale e mbrojtësit gjerman skadon në vitin e ardhshëm. Londinezët nuk dëshirojnë ta lejojnë largimin e lojtarit që është një ndër lojtarët kryesorë këtë edicion.
“Blutë e Londrës” do t’i ofrojnë dyfishin e pagës që fiton aktualisht Rudiger për ta bindur të mbetet në “Stamford Bridge”.
Për Rudigerin interesim kanë shprehur Bayern Munichu, Real Madridi dhe PSG-ja.