Bayern Munichu ka shënuar fitoren e radhës në Bundesligë. Të shtunën në shtëpi kampioni në fuqi mposhti Hoffenhemin me rezultatin 4:0.
“Bavarezët” e nisën furishëm pjesën e parë, duke shënuar në minutën e 16-të. Sulmuesi i krahut Serge Gnabry kaloi në epërsi vendasit 1:0.
Në minutën e 30-të vendasit dyfishuan epërsinë. Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, shënoi një gol të bukur për 2:0. Në pjesën e dytë nikoqirët shënuan edhe dy gola. Ishte sulmuesi Maxim Choupo-Moting që ngriti epërsinë 3:0.
Në minutën 87-të Kingsley Coman vulosi fitoren 4:0.
Me këtë fitore, Bayerni mbetet në pozitën e parë në Bundesliga me 22 pikë derisa Hoffenhemi në kuotën e 11 pikëve.