Sport

Qeveria reagon pas ndalimit të boksierëve kosovarë nga Serbia

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë se pas bllokimit që Serbia ua bëri boksierëve kosovarë nga pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Boksit është duke u përpjekur që bashkë me aleatët të heqë barrikadat ilegale që po u bëhen sportistëve kosovarë.

Të shtunën, Serbia nuk lejoi hyrjen në territor të saj të boksierëve nga Kosova. Ata janë kthyer në Prishtinë, ndërsa ndaj vendimit të Serbisë pati reagim edhe nga Federata Ndërkombëtare e Boksit.