Sport

Shpejtim Bajoku: Në Beograd për të shkruar histori, për të fituar medalje

 

Shpejtim Bajoku vlerësohet shpresa më e madhe e Kosovës për medalje në Kampionatin Botëror të boksit amator që mbahet në Beograd prej 24 tetorit deri më 6 nëntor. Përfaqësuesja e Kosovës të shtunën në mëngjes pritet të arrijë në Beograd, ndërsa për herë të parë sportistë që përfaqësojnë Kosovën pritet të marrin pjesë në një ngjarje ndërkombëtare që mbahet në territorin e Serbisë.

Kosovën në Botëror do ta përfaqësojnë tre boksierë. Pos Shpejtim Bajokut është edhe vëllai i tij, Bashkim Bajoku, si dhe Patriot Behrami. Të tre debutojnë në ngjarjen më të madhe të boksit amator.