Sport

Bayerni i vendosur të vazhdojë me fitore

Lideri i Bundesligës, Bayern Munichu, do të kërkojë të vazhdojë me fitore. Kampioni në fuqi synon ta forcojë edhe më shumë pozitën e parë. “Bavarezët” të shtunën në shtëpi do të kërkojnë fitoren ndaj Hoffenhemit.

“Bavarezët” llogariten favorit ndaj Hoffenhemit, që janë në pozitën e nëntë në renditje me 11 pikë të tubuara. Pas tetë ndeshjeve kanë tri fitore, tri humbje dhe dy barazime.

Te fitorja synon të kthehet edhe Borussia Dortmundi. “Verdhezinjtë luajnë në udhëtim te Arminia Bilefieldi.

Në këtë ndeshje Dortmundi do të jetë pa yllin e skuadrës Erling Haaland, që do të mungojë shkaku i një lëndimi të pësuar.

Dortmundi është në pozitën e dytë me 18 pikë, një më pak se Bayerni që është lider.

Armenia Bilefieldi është në vendin e 17-të me pesë pikë të tubuara. Bayer Leverkuseni do të kërkojë të kthehet te fitorja në udhëtim te Kolni.