Kingsley Coman do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij sezoni.
Mediat gjermane kanë bërë të ditur se sulmuesi francez nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me “bavarezët”.
Coman ka kërkuar pagë të lartë për të mbetur pjesë e klubit për periudhë më të gjatë, por kjo kërkesë nuk është plotësuar ende.
Kontrata aktuale e 25-vjeçarit skadon në vitin 2023. Interesim për francezin kanë shprehur Liverpooli, Arsenali dhe Interi.