Luka Modriq dëshiron ta mbyllë karrierën te Real Madridi. Mesfushori kroat është në vitin e fundit të kontratës me madrilenët, por së shpejti do t’i nisë bisedimet me klubin për vazhduar atë.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se trajneri Carlo Ancelotti llogarit në shërbimet e 36-vjeçarit.
Kroati pritet që të rinovojë kontratën edhe për dy sezone të tjera, e më pas do të vlerësojë sërish nëse mund të vazhdojë të luajë edhe më shumë.
Modriq është titullar i padiskutueshëm edhe këtë edicion dhe në tetë ndeshje të luajtura ka bërë dy asistime.
Mesfushori kroat është pjesë e Realit që nga viti 2012 kur iu bashkua nga Tottenhami, duke luajtur 399 ndeshje me klubin në të gjitha garat ku ka realizuar 28 gola e 63 asistime.