Sport

Isak ia siguron fitoren Sociedadit

Falë golit të shënuar nga sulmuesi i Suedisë, Alexander Isak, Real Sociedadi ka marrë pikët e plota në Ligën e Evropës.

Spanjollët e Sociedadit fituan të enjten mbrëma në udhëtim te Sturm Grazi me rezultatin 1:0.

Isak shënoi në minutën e 69-të për pikët e plota në kuadër të Grupit B.

Sociedadi pas tri xhirove ka pesë pikë në vendin e dytë. Prinë Monaco që ka shtatë pikë.

Austriakët e Sturm Grazit janë në vendin e fundit pa pikë.

Te Sociedadi për 77 minuta luajti sulmuesi i krahut, Adnan Januzaj.