Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pique, lojtari më i moshuar që ka shënuar për Barçën

Gerard Pique, shënoi golin e fitores për Barcelonën në ndeshjen kundër Dinamo Kyivit, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Ky ishte triumfi i parë i Barçës në Champions këtë edicion, pas dy humbjeve rresht. Po ashtu, ishte edhe goli i parë i shënuar. Pique është bërë lojtari më i moshuar që ka realizuar gol për Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Spanjolli shënoi në moshën 34 vjet e 260 ditë, dike e ka kaluar Sylvinhon, i cili kishte realizuar kundër Shakhtarit në vitin 2008 në moshën 34 vjet e 241 ditë. Për mbrojtësin spanjoll ishte goli i 16-të në Ligën e Kampionëve dhe i 14-ti me fanellën e Barçës.

Në të gjitha ndeshjet e Championsit kur ka shënuar gol Pique, Barcelona ka fituar. Ai është barazuar me Roberto Carlosin dhe tani të dy janë mbrojtësit që kanë shënuar më së shumti gola në Champions, nga 16 secili.