Sport

United dhe City në garë për Olmon

Manchester United dhe Manchester City janë futur në garë për transferimin e mesfushorit të Lepzigut, Dani Olmo, ka raportuar të mërkurën “Bild”.

Për spanjollin edhe skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim, por njëra prej dy skuadrave angleze pritet ta ketë në skuadër nga janari i vitit të ardhshëm. 23-vjeçari karrierën e nisi në “La Masia” të Barcelonës dhe ka kontratë me Lepzigun edhe për tre vjet.

Gjermanët pritet të kërkojnë tarifë të madhe për ta liruar futbollistin e Spanjës. Ai këtë edicion për Lepzigun ka luajtur dy ndeshje në Bundesligë dhe një në Ligën e Kampionëve.