Sport

Isufi pranon se Ballkani mund të fitonte ndaj Dukagjinit

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është ndarë i kënaqur me pikën e fituar ndaj Dukagjinit, por ka pranuar se ekipi i tij është dashur ta fitojë këtë ndeshje.

Ballkani luajti pa gola në Klinë në xhiron e dhjetë të Superligës dhe me pikën e fituar u kthye në krye të tabelës me 18 pikë të mbledhura. Është ekipi i vetëm që ende nuk di për humbje në elitën e futbollit të Kosovës.

“Është dashur më shumë dëshirë dhe të ishim më cinik para portës së Dukagjinit për të shënuar. Ndoshta, jemi komod me faktin që nuk humbëm, por duhet të japim më shumë nga vetja. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në këtë takim, por kemi mundur të japim pak më shumë. Na ka munguar finalizimi, ndonëse këtë ndeshje është dashur ta fitojmë”, ka thënë Isufi.