Sport

Ballkani mbetet i pamposhtur, barazon ndaj Dukagjinit

Ballkani mbetet ekipi i vetëm që nuk di për humbje në elitën e futbollit të Kosovës edhe pas xhiros së dhjetë.

Në duelin e xhiros së dhjetë, Ballkani luajti pa gola në udhëtim te skuadra e Dukagjinit. Me këtë pikë të fituar, Ballkani kthehet në pozitën e parë në tabelë me 18 pikë të mbledhura, tetë më shumë se Dukagjini i rikthyer këtë edicion në Superligë.

Dukagjini prej minutës së 82-të mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi me karton të kuq u përjashtua nga loja sulmuesi Ahmed Januzi.