Sport

Lazio e suspendon personin që kujdeset për shqiponjën

 

Lazio e ka suspenduar personin që kujdeset dhe e stërvitë shqiponjën. Juan Bernabe bëri përshëndetje fashiste para tifozëve “biancocelest”. Shqiponja është edhe maskota e klubit të Lazios që fluturon mbi “Stadio Olimpico”, para çdo ndeshjeje të Lazios.

Spanjolli Juan Bernabe është stërvitës dhe mbajtës i shqiponjës prej vitit 2010. Lazio e ka suspenduar atë pas një videoje që u shpërnda shumë në rrjete sociale. Ai bashkë me tifozët bërtisnin “Duce”, që është mënyra se si identifikohej Benito Mussolini, lideri i partisë fashiste italiane.