Sport

Brozoviq paralajmëron largimin nga Interi

Mesfushori i Kroacisë, Marcelo Brozoviq ka paralajmëruar largimin e tij nga Interi në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontratë.

Në një intervistë për mediumet italiane, Brozoviq ka thënë se ai tashmë i ka bërë me dije Interit se nuk do ta rinovojë kontratën me kushtet që i ka ofruar klubi.

“Të shohim se çfarë përgjigje do të marrë nga Interi gjatë këtyre ditëve, pasi klubi i di kërkesat e mia”, është shprehur Brozoviq.

28-vjeçari iu bashkua Interit në vitin 2015 nga Dinamo e Zagrebit për tetë milionë euro dhe në total ka shënuar 25 gola në 253 paraqitje për ekipin italian me të cilin sezonin e shkuar e fitoi titullin e kampionit në Serie A.