Sport

Liverpooli rikthen interesimin për Brozoviqin

Liverpooli ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Interit, Marcelo Brozoviqin.

Mesfushori kroat shihet si përforcim ideal për mesfushën nga trajneri Jurgen Klopp.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se Liverpooli do të tentojë ta bindë kroatin të transferohet në Anfield.

28-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me zikaltërit dhe nuk e ka gjetur ende marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit.