Sport

Paqarada: Me zemër gjithnjë isha pjesë e ekipit, i gatshëm të kthehem te Kosova

 

Prishtinë, 18 tetor – Për ndeshjet e nëntorit, Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mund ta ketë në ekip një mbrojtës tipik të krahut të majtë. Të tillë nuk ka aktualisht, përkatësisht tip të lojtarit që luan me këmbën e majtë dhe mbulon pozitën e mbrojtësit të majtë në nivel skuadrash. E ka pasur më herët në grup, por që nuk është shfrytëzuar shumë.

Leart Paqarada, që po kalon formë të mirë në Bundesliga 2 të Gjermanisë, është i gatshëm të kthehet në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll. I pakënaqur me hapësirën që kishte në Përfaqësuese, Paqarada kishte vendosur që të mos e pranonte ftesën e Kosovës për sa kohë që selektor të ishte Bernard Challandes.