Sport

Rruga e gjatë dhe e mundimshme e trajnerit të Sheriffit

 

Tiraspol, 18 tetor - Deri muajin e kaluar, Yuriy Vernydub nuk kishte dalë kurrë në skenën më të madhe të futbollit evropian, e lëre më të ketë sukses në të. E gjitha ndryshoi kur skuadra e tij, Sheriff Tiraspoli tronditi botën në paraqitjen e parë të tij dhe klubit nga Moldavia në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Së pari, klubi me bazë në shtetin e vogël të shkëputur të Transnistrisë, mposhti pjesëmarrësin e rregullt të fazës së grupeve të Championsit, Shakhtar Donetskun. Pastaj, kundër të gjitha shanseve, Sheriffi si autsajder triumfoi ndaj Real Madridit dhe atë në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Por trajneri 55-vjeçar ukrainas, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në hapësirën post-sovjetike, mbetet i përulur.

“Unë jam mirënjohës ndaj djemve të mi për atë që bënë”, tha trajneri i Sheriffit.