Sport

Real Madridi interesohet për sulmuesin Salah

Real Madridi ka shprehur interesim për Mohamed Salahun. Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit po synojnë me çdo kusht transferimin e egjiptianit.

Sulmuesi i krahut nuk ka vazhduar kontratën me Liverpoolin edhe pse ka nisur bisedimet tash e një kohë.

Kontrata aktuale e 29-vjeçarit skadon në vitin 2023. Madje, drejtuesit e klubit spanjoll janë të gatshëm të shesin Eden Hazardin për të transferuar sulmuesin e Liverpoolit.

Salah këtë sezon ka shënuar 10 gola në 10 paraqitje në të gjitha garat.