Sport

Shtohet konkurrenca për Dembelen

Descriptive Text

Pas Juventusit e Paris Saint-Germainit, edhe Liverpooli e Manchester Unitedi janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, francezit Ousmane Dembele.

Mësohet se skuadrat angleze tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesin e Dembeles, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës me Barcelonën që i skadon në fund të këtij sezoni.

Dembele përkundër lëndimeve që i ka pasur te Barcelona po pëlqehet nga ekipet angleze, të cilat në verë mund ta transferojnë si lojtar të lirë.

24-vjeçari iu bashkua Barcelonës në vitin 2017 nga Dortmundi për 135 milionë euro, por këtë sezon nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për shkak se nuk është rikuperuar nga lëndimi.