Sport

Barkley do të largohet nga Chelsea

Descriptive Text

Mesfushori i Anglisë, Ross Barkley do të largohet nga skuadra e Chelseat.

Mediumet britanike kanë njoftuar të hënën se Barkley ka kërkuar largimin nga ekipi londinez gjatë janarit, pasi nuk është i kënaqur me situatën e tij këtë edicion.

Bëhet e ditur se Barkley është i zhgënjyer me minutazhën e vogël që e ka pasur dhe po dëshiron t’i bashkohet një klubi ku mund të luajë rregullisht.

27-vjeçari ka tri paraqitje apo 36 minuta lojë në të gjitha garat për Chelsean, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

Londinezët janë të gatshëm ta lirojnë Barkleyn nëse marrin një ofertë deri në 15 milionë eurosh. Interesim tashmë për Barkleyn kanë treguar Leedsi dhe Neëcastle Unitedi.