Sport

Ibrahimoviq kthehet në Ligën e Kampionëve dhe synon rekordin

 

Milani ka udhëtuar në Portugali për t’u përballur me Porton në Ligën e Kampionëve. Në Portugali me ekipin ka udhëtuar edhe Zlatan Ibrahimoviq që synon ta thyej rekordin e Francesco Tottit në këtë garë.

Suedezi nuk është i sigurt se do të jetë titullar të martën, por 40-vjeçari pritet të jetë në skuadër për ndeshjen në “Estadio do Dragao”.