Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne, nuk po kalon formë të mirë në sezonin e ri.
Ai ka shënuar vetëm dy gola në tetë ndeshje në Serie A dhe që të dyja nga penalltia.
Por, sulmuesi italian i ka humbur edhe tri penallti të tjera në kampionatin italian.
Kjo shifër e dështimeve nga pika e bardhë, e bën atë si lojtarin që ka humbur më së shumti penallti këtë sezon në top pesë ligat e futbollit evropian.
Insigne po përballet edhe me presionin që ka për të vazhduar kontratën me Napolin, e cila i skadon në verën e vitit 2022.
Kapiteni i napolitanëve ka refuzuar të vazhdojë kontratën, pasi nuk është i kënaqur me kushtet që i janë ofruar.
Ai mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.