Sport

Real Madridi interesohet për Calvert-Lewin

Real Madridi ka hyrë në garë për sulmuesin e Evertonit, Dominic Calvert-Lewin, shkruan “Calciomercato”.

Raportohet se Calvert-Lewin është në mesin e sulmuesve që po pëlqehet nga drejtuesit e Realit.

Trajneri i skuadrës madrilene, Carlo Ancelotti, e njeh shumë mirë 24-vjeçarin, pasi ka punuar me të tek Evertoni.

Për reprezentuesin e Anglisë, ka shfaqur interesim edhe Arsenali.

Calvert-Lewin ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2025. Këtë sezon ka shënuar tre gola në po aq ndeshje.