Sport

Lëndimi i Zaniolos nuk është serioz

Descriptive Text

Nicolo Zaniolo nuk ka pësuar lëndim të rëndë, raporton “football-italia” bazuar në ekzaminimet mjekësore të bëra të hënën në mëngjes.

Sulmuesi italian u zëvendësua në pjesën e parë në disfatën që Roma e pësoi nga Juventusi të dielën me rezultatin 1:0.

Zaniolo së fundi është kthyer nga një lëndim i rëndë, ndërsa frika ishte se mund të ketë përsëritje të lëndimit në gju.

22-vjeçar këtë edicion për Romën ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër në dhjetë paraqitje në të gjitha garat.