Barcelona ka fituar ndeshjen në shtëpi, të cilën të dielën mbrëma e luajti ndaj Valencias. 3:1 ishte rezultati në të mirë të Barçës.
Në epërsi të hershme kaloi Valencia. Që në minutën e pestë realizoi Jose Gaya.
Shifrat në 1:1 i barazoi Ansu Fati në minutën e 13-të. Ai realizoi me asistim të Memphis Depay. Depay shënoi penallti në minutën e 41-të për 2:1. Ndërsa rezultatin përfundimtar, 3:1, e vendosi Philippe Coutinho në minutën e 85-të.
Barcelona është e shtata në La Liga me 15 pikë nga tetë ndeshje. Valencia ka nëntë ndeshje e 12 pikë. Mban vendin e nëntë.