Sport

Haalandi shënon dy gola në fitoren e Dortmundit

Marco Rose u bë trajneri i parë në historinë e Dortmundit që i fiton të gjitha pesë ndeshjet e para në Bundesligë, në shtëpi.

Dortmundi të shtunën fitoi ndaj Mainzit me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së tetë të Bundesligës.

Marco Reus e shënoi golin e parë për skuadrën “verdhezi” në minutën e tretë të ndeshjes.

Sulmuesi norvegjez Haaland realizoi për 2:0 në minutën e 54-të.

Vizitorët arritën vetëm që ta ngushtonin epërsinë tre minuta para fundit nëpërmjet sulmuesit Jonathan Brukardt.

Por ishte Haaland ai i cili nuk lejoi befasi dhe shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 3:1.

Haalandi ka nëntë gola të shënuar sivjet në Bundesligë.

Dortmundi pas tetë xhirove ka 18 pikë, kurse Mainzi mbetet me 10-të pikë.