Sport

PSG-ja fiton me përmbysje të rezultatit

Paris Saint-Germaini ka mposhtur me përmbysje të rezultatit, Angersin, 2:1.

Tri pikë në këtë përballje Parisit ia siguroi ylli Kylian Mbappe.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që shënuan në minutën e 36-të me Angelo Fulgini. Me rezultatin 1:0 u mbyll pjesa e parë. Paris Saint-Germaini përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, duke i realizuar dy gola. Fillimisht Danilo barazoi rezultatin me një gol me kokë në minutën e 69-të, të cilin e shënoi nga një asistim i Mbappes. Sulmuesi Mbappe shënoi golin e fitores në minutën e 87-të. Ai realizoi nga pika e bardhë për 2:1.

Me këtë fitore të arritur të premten, PSG-ja ka 27 pikë. Ka fituar nëntë prej dhjetë ndeshjeve të deritashme në Ligue 1 të Francës.