Trajneri i Interit do të kthehet në “Stadio Olimpico” për herën e parë, por në vikend si kundërshtar i Lazios.
Megjithatë, është raportuar se teknik i “nerazzurrëve”, Simone Inzaghi, do të ketë pritje të ngrohtë nga tifozët e skuadrës laciale.
Inzaghi u largua pasi i skadoi kontrata me Lazion dhe e zëvendësoi Antonio Conten e larguar nga Interi.
Inzaghi ka luajtur te skuadra e Lazios për një kohë të gjatë, e më pas u bë edhe trajner i ekipit.
“Sky Sport Italia” ka shkruar të enjten se Inzaghi do të pritet mirë nga tifozët e Lazios të cilët e kanë akuzuar presidentin Claudio Lotito për largimin e tij.
Trajneri 45-vjeçar ka luajtur 196 herë për Lazion dhe ka shënuar 55 gola.
Si trajner i kësaj skuadre e fitoi Kupën e Italisë dhe dy edicione të Superkupës së Italisë.