Vlera e sulmuesit anësorë të Juventusit, Federico Chiesa, është dyfishuar.
23-vjeçari ishte transferuar te “Zonja e Vjetër” nga Fiorentina për 50 milionë euro, plus 10 të tjera bonuse.
Sipas “La Gazzetta dello Sportit”, vlera e Chiesas është rritur në 100 milionë euro.
Italiani pati paraqitje shumë të mira që nga transferimi i tij te Juve. Ai shkëlqeu edhe me Italinë, duke triumfuar në “Euro 2020”.
Në 50 ndeshje në të gjitha garat deri me tani me Juventusin, Chiesa ka shënuar 16 gola dhe ka bërë edhe 11 asistime.