Raheem Sterling dëshiron të jetë i sigurt se ai mbetet pjesë e planeve të trajnerit Pep Guardiola, para se t’i nisë bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Sterling ka humbur vendin e titullarit te Manchester City këtë sezon duke bërë që anglezi të jetë i pakënaqur me situatën në klub.
26-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023, por nuk ka pranuar ende vazhdimin e saj. Drejtuesit e klubit anglez janë duke tentuar ta bindin lojtarin të mbetet në “Etihad”.
Për anglezin interesim të vazhdueshëm ka shprehur Barcelona.