Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, po kërkon të largohet nga Lazio dhe të rikthehet te Fenerbahçe në Superligën e Turqisë, raporton gazeta turke “Takvim”.
Muriqi ia ka thënë këtë trajnerit të Fenerbahçes, Vitor Pereira.
Sulmuesi 27-vjeçar është i pakënaqur në Romë dhe performancat e tij jo të mira nën drejtimin e Maurizio Sarrit e kanë bërë të mendohet për një rikthim në Turqi.
Muriqi ka realizuar vetëm një gol në 33 ndeshje në Serie A me Lazion dhe një e ka shënuar në Kupën e Italisë. Ai iu bashkua Lazios për 20 milionë euro.